Njësiti special i KFOR-it teston gatishmërinë me armatim të vërtetë në Prishtinë

Njësiti special i KFOR-it ka kryer ushtrime me armatim të vërtetë në Prishtinë. Këto ushtrime janë bërë si pjesë e përpjekjeve të KFOR-it për të testuar gatishmërinë dhe kapacitetin e lartë operacional. “Stërvitjet e rregullta janë esenciale që trupat e KFOR-it të mbeten të përgatitura për të reaguar me shpejtësi dhe efekt ndaj çdo sfide…

Lajme

23/07/2025 10:18

Njësiti special i KFOR-it ka kryer ushtrime me armatim të vërtetë në Prishtinë.

Këto ushtrime janë bërë si pjesë e përpjekjeve të KFOR-it për të testuar gatishmërinë dhe kapacitetin e lartë operacional.

“Stërvitjet e rregullta janë esenciale që trupat e KFOR-it të mbeten të përgatitura për të reaguar me shpejtësi dhe efekt ndaj çdo sfide të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

“Ushtrimet e tilla ndihmojnë në mbajtjen e gatishmërisë dhe koordinimin mes forcave multinacionale, që janë kyçe në përmbushjen e mandatit të KFOR-it”, thuhej në këtë njoftim.