Njësitë Policore të Specializuara dhe kontingjenti hungarez i KFOR-it stërviten për kontrollin e turmave dhe të trazirave

Sot, Njësia Policore e Specializuar Polake e EULEX-it dhe ajo Rezervë, kanë marrë pjesë në stërvitje të përbashkët për kontrollin e turmave dhe trazirave bashkë me kontingjentin hungarez të KFOR-it,  me qëllim rritjen e nivelit të ndërveprimit. NJPS dhe NJPSR e EULEX-it marrin pjesë në stërvitje të përbashkët 🔵 EULEX ka njoftuar se palët pjesëmarrëse…

Lajme

06/10/2025 15:23

Sot, Njësia Policore e Specializuar Polake e EULEX-it dhe ajo Rezervë, kanë marrë pjesë në stërvitje të përbashkët për kontrollin e turmave dhe trazirave bashkë me kontingjentin hungarez të KFOR-it,  me qëllim rritjen e nivelit të ndërveprimit.

NJPS dhe NJPSR e EULEX-it marrin pjesë në stërvitje të përbashkët 🔵

EULEX ka njoftuar se palët pjesëmarrëse i ushtruan aftësitë e tyre për operimin në formacione për kontrollin e turmave dhe trazirave, si dhe përvetësuan shkathtësi për trajtimin e situatave që përfshijnë trazirat civile dhe rivendosjen e rendit publik.

“Stërvitja u mundësoi policëve që t’i përmirësojnë aftësitë e fituara në vendet e tyre dhe t’i përforcojnë procedurat e nevojshme për kryerjen e detyrave që u janë mandatuar në bashkëpunim me njësi të tjera ndërkombëtare. EULEX-i është reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë në kuadër të mekanizmit të sigurisë me tre nivele, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë, EULEX-i është i dyti, ndërsa KFOR-i i udhëhequr nga NATO është reaguesi i tretë”, ka njoftuar EULEX-i. /Lajmi.net/