Njësia Speciale e ‘blindon’ Gazimestanin ku serbët sot shënojnë festën e Vidovdanit

Serbët do të shënojnë sot festën e Vidovdanit, e cila do të kremtohet në Gazimestan, në periferi të Prishtinës. Policia e Kosovës thotë se ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për ‘Vidovdan”. Nga pamjet që ka siguruar Lajmi.net nga vendi i ngjarjes, shihet se…

Lajme

28/06/2025 10:10

Serbët do të shënojnë sot festën e Vidovdanit, e cila do të kremtohet në Gazimestan, në periferi të Prishtinës.

Policia e Kosovës thotë se ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për ‘Vidovdan”.

Nga pamjet që ka siguruar Lajmi.net nga vendi i ngjarjes, shihet se një numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës po kujdesen për rendin dhe qetësinë në atë pjesë, ku pritet të ketë edhe provokime nga ana e serbëve.

Policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit që të manifestojnë të qetë e të shmangin provokimet./Lajmi.net/