“Njësia anti-terror janë duke punuar për të zbuluar autorët” – Policia deklarohet për shpëthimin në Zveçan
Policia e Kosovës ka dalur me detaje të reja për incidentin e mbrëmshëm që ka ndodhur në objektin e Postës së Kosovës në Zveçan. Siç thuhet në njoftimin e Policisë, persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në objektin e Posëtës, duke shkaktuar kështu dëme materiale. Tutje bëhet e ditur se njësia “anti-terror janë…

Lajme
Policia e Kosovës ka dalur me detaje të reja për incidentin e mbrëmshëm që ka ndodhur në objektin e Postës së Kosovës në Zveçan.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë, persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në objektin e Posëtës, duke shkaktuar kështu dëme materiale.
Tutje bëhet e ditur se njësia “anti-terror janë duke punuar intensivisht për të zbuluar autorët e këtij shpërthimi”.
“Policia e Kosovës i dënon ashpër këto veprime të rrezikshme dhe apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet për të ndihmuar në identifikimin e autorëve të këtij shpërthimi”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Hidhet mjet shpërthyes (granat dore) në objektin e Postës së Kosovës në Zveçan
Mitrovicë Veri , 01 Prill 2025
Me datën 01.04.2025 rreth orës 00:20 person/a të panjohur kanë hedhur dy (2) granata dore në objektin e Postes se Kosovës në Zveçan. Si pasojë e shpërthimit të njërës granat janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar. Njësitet policore relevante pasi kane dale ne vend te ngjarjes kanë vërejtur se brenda objektit gjendet edhe një granatë e pa shpërthyer, ku ne lidhje me këtë njësitë policore paraprakisht kanë bërë sigurimin e vendit te ngjarjes, ndërsa banoret janë evakuuar për një kohë, deri sa nga njësia e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive kanë bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të kontrolluar.
Njësia anti-terror janë duke punuar intensivisht për të zbuluar autorët e këtij shpërthimi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Policia e Kosovës i dënon ashpër këto veprime të rrezikshme dhe apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet për të ndihmuar në identifikimin e autorëve të këtij shpërthimi.
Çdo informacion që mund të ndihmojë hetimet mund të raportohet në numrat e Policisë apo përmes linjave të besueshme të raportimit.