Njeriu shembull i punës: Pas 25 viteve la Zvicrën për të punuar në Suharekë (Video)
Abdullah Krasniqi kishte jetuar dhe punuar për rreth 25 vite në Zvicër. Por një ditë kishte vendosur të lë vendin që jep mundësi për mirëqenien më të mirë në Evropë dhe të kthehet në Kosovën ku plotë njerëz vështirë arrijnë të sigurojnë bukën e gojës.

Lajme
Por, kjo nuk vlenë për Abdullahun që për vite të tëra kishte punuar në Zvicër me produkte bio. Ai të njëjtën metodë pune e ka sjellë në vendlindjen e tij në Maqitevë të Suharekës, ku po ka aq shumë punë sa nuk po mundet të plotësojë të gjitha kërkesat e konsumatorëve, shkruan lajmi.net.
Ai ka krijuar një fermë pulash fshati prej rreth 3 mijë copë dhe shumë shpejtë planifikon që ta rrisë në 5 mijë copë. E kjo nuk është puna e vetme më të cilën merret. Ai vetëm në 2 vite kohë, tani kultivon vezë, mjaltë, pemë frutore dhe perime. Të gjitha këto bio, fare pa përdorim të kimikaleve.
Prezantimi i këtij shembulli të shkëlqyer të njeriut të punës është bërë në faqen e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, pas një vizite që atij i ka bërë ambasadori Skender Minxhozi. /lajmi.net
