Njeriu që ushqehet me gozhda

Yunsheng Long i cili është 49 vjeçar, thotë se ai e mësoi këtë trik nga një interpretues cirku dhe e ka shijuar dietën që prej atëherë.

Fun

17/05/2014 23:59

Videoja tregon pamje të pazakonta teksa një burrë kinez ushqehet me gozhda prej hekuri dhe i përcjellë ato me një gotë ujë.

Yunsheng Long e ka mësuar këtë trik nga një interpretues cirku para më shumë se 30 vitesh.

\”Unë isha 17 apo 18 vejçar. Nuk isha i sigurt nëse njeriu që mund të bënte një gjë të tillë do ishte i gatshëm për të ma mësuar mua atë. Nëse ti i pëlqen një mësuesi, ai të mëson. Nëse jo, ai refuzon ta bëjë një gjë të tillë,\” tha Long.

Atij i pëlqen që ta shijoj vaktet e tij prej metali me pak vaj, i cili sipas tij shërben si salcë për sallatë.

Ai poashtu është i njohur edhe për ngrënien e xhamave të thyer dhe copave të porcelanit. Megjithatë thuhet se Long është mirë me shëndet.