Njeriu me “penisin më të madh në botë” thotë se iu shkatërrua karriera e aktrimit

Një burrë që pretendon të ketë ‘penisin më të madh në botë’ tha se karriera e tij e aktrimit iu shkatërrua për këtë fakt, por e ndihmoi atë në disa gjëra tjera, sidomos në seks.

Lifestyle

31/03/2019 12:35

Jonah Falcon, tha se penisi i tij 34.29 cm, ka bërë që të fitojë një reputacion në mesin e regjisorëve të njohur të filmave.

Ndërkohë që ai nuk mund ta ketë një rol të madh në Hollywood-, Jonah, i cili jeton në Los Angeles, pretendon se të famshmit e kërkojnë atë për seks.
Duke folur për Sun Online, ai tha: “Është hendikepuar aktrimi im, sepse njerëzit nuk do të punojnë me mua”, transmeton Klan Kosova.

“Kjo është e trishtuar, ndoshta në Britani të Madhe dhe Gjermani mund të bëjë diçka lidhur me karrierën por këtu në Hollywood jo”.

Duke folur për marrëdhënie seksuale, Jonah shtoi: “Po, kam fjetur me të famshëm. Përfshirë kandidatë dhe fitues të Oskarit, por nuk mund të flas për këtë”.

Jonah, i cili është biseksual i hapur, tha se nuk mund të tregojë nëse të famshmit ishin burra apo gra.

Aktori tha se ai pëlqen të marrë komplimente nga yjet pornografikë të cilët shpesh pretendojnë se ai e ka më të madh se çdo partner që kanë pasur.