Njeriu i rekordeve, CR7 vendos rekord tjetër që nuk e ka arritur askush në histori

Ka përfunduar edhe edicioni 2020/21 në Seria A.

Sport

23/05/2021 23:14

Juventus ia doli në fund të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, mirëpo sulmuesi Cristiano Ronaldo ka vendosur tjetër rekord, shkruan lajmi.net.

Portugezi e mbylli këtë edicion si golashënuesi numër një në kampionatin italian me 29 gola, ndjekur nga Romelu Lukaku me 24 sosh.

Ronaldo, tani është bërë futbollisti i parë në histori që arrin të jetë golashënuesi numër një në Angli, Spanjë dhe Itali.

Ky është vetëm një nga rekordet e shumta që mban Ronaldo, derisa javën e kaluar u bë lojtari i parë që fiton të gjithë titujt e mundshëm në tri shtete, Angli, Spanjë dhe Itali./Lajmi.net/