Njeriu gjysmë lakuriq e fton reporteren për të dalë në takim

Një gazetare të lajmeve, gjatë transmetitimit direkt në një skenë zjarri, i është kërkuar të dal në takim nga një njeri gjysmë i zhveshur.

Fun

02/05/2014 00:15

Gazetarja e KTLA-së Courtney Friel ishte duke raportuar për një zjarrë që kishte ndodhur afër Los Angeles kur një person gjysmë i zhveshur i cili po mbante një qen ishte afruar aty.

Gazetarja i kishte drejtuar mikrofonin burrit gjysmë të zhveshur për ta pyetur nëse ai jetonte aty afër. Burri e kishte shikuar gazetaren dhe i kishte thënë: \”Wow… ju qenkeni shumë e bukur, dëshironi të dilni me mua në një takim ndonjëherë?\”

Gazetarja ia kishte përkujtuar atij se ishin në një transmetim direkt dhe kishte vazhduar t\’i bëj pyetje rreth zjarrit që kishte ndodhur në Rancho Cucamonga të Los Angelesit.