“Njeriu elefant” refuzon operimin, ka për të martuar vajzën (Foto)

“Njeriu Elefant” nga India ka refuzuar mundësinë për të pasur një fytyrë të re, sepse kështu si është ai mund të paguaj martesën për vajzën e tij. 

Bota

16/05/2014 23:49

Mannan Mondal nga Delhi, ka refuzuar ofertën për operim, duke preferuar që të vazhdojë profesionin e tij të lypjes në rrugë. 

Për 50 vjeçarin i cili rrezikohet nga tumorët në rritje, mbështetet në pamjen e tij për të siguruar jetesën për vete dhe familjen. 

\”Mua më duhet që të blejë shumë gjëra. Shtretër, unaza dhe gjëra tjera për dhëndrin”, ka thënë Mannan, të cilit i mungon një sy, një vesh dhe dhëmbët, shkruan Daily Mail. 

\”Fitoj para, ndërsa lypja është sa për të ushqyer familjen time. Por unë nuk kam asnjë mënyrë tjetër për të ndihmuar vajzën time. Më duhet të vazhdoj kështu. Unë duhet të mendoj për të ushqyer familjen time\”.