Njeriu Biskotë, ëmbëlsira e Krishtlindjes që nuk duhet të mungojë në tryezën festive sot
Njeriu Biskotë, njësoj si ne, nuk jeton përjetësisht.
Lifestyle
Çdo 25 dhjetor miliona besimtarë të krishterë, por jo vetëm, mblidhen rreth tryezës festive për të festuar Krishtlindjen. Një datë e shënuar si kjo kremtohet pranë tryezës festive, ku sigurisht nuk mund të mungojë Njeriu Biskotë.
Gjithashtu, Njeriu Biskotë ka ngjyrën kafe, atë të tokës, e njeriu u krijua nga toka. Përpos kësaj, Njeriu Biskotë, njësoj si ne, nuk jeton përjetësisht. Ai “lind” për t’u “ngrënë” në një moment e për t’u bërë njësh me krijuesin e tij.
E njëjta gjë që na ndodh ne njerëzve me Zotin. Praktika për t’i dhënë Njeriut Biskotë forma të ndryshme daton nga koha e Mbretëreshës Elizabetë. Ajo nderonte me to mysafirët. Njeriu Biskotë (gingerbread man), një nga simbolet e festave të fundvitit dhe një figurë e dashur për fëmijët. Njeriu Biskotë mund të realizohet nga të gjitha amvisat në shtëpitë e tyre, transmeton “Living.al”.
PËRBËRËSIT: 375 g miell, 175 g sheqer, 90 g mjaltë, 60 g gjalpë, 1 vezë, 1 lugë fryrës, 1 lugë miks (kanellë, arrë myshk, karafil pluhur), 1 lugë xhenxhefil pluhur.
PËR GLASENË: Përziejmë 250 g sheqer pluhur dhe lëng limoni, derisa të bëhet një masë.
PËRGATITJA: Tretim së bashku gjalpin, sheqerin dhe mjaltin dhe e lëmë masën e lëngshme të ftohet pak. Ndërkohë,përziejmë miellin me erëzat dhe
fryrësin. Më pas, masës së lëngshme i shtojmë edhe vezën dhe e përziejmë me miellin.
Pasi brumi i biskotave të jetë gati, e hapim dhe e presim në forma të ndryshme. Vendosim në tavë një letër furre, shtrojmë biskotat dhe i pjekim për 10-12 minuta në temperaturën 180 gradë C. Kur të ftohen, i zbukurojmëme glasenë, i lidhim me fjongo dhe këto krijesa të ëmbla janë gati për t’u dhuruar.