Njëri thotë “urime fitorja” tjetri s’tregon nëse do festohet- Lëvizja nga zyra e Vetëvendosjes
Në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje veçse janë mbledhur disa nga figurat e kësaj partie. Pak më parë tek zyrat e VV-së kanë arritur kandidati për deputet Xhelal Sveçla si dhe u.d e presidentes së vendit, Albulena Haxhiu. Aty po ashtu arriti edhe Hajrullah Çeku. Haxhiu nuk pranoi të deklarohet, kurse Xhelal Sveçla tha “Urime fitorja”.…
Lajme
Në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje veçse janë mbledhur disa nga figurat e kësaj partie.
Pak më parë tek zyrat e VV-së kanë arritur kandidati për deputet Xhelal Sveçla si dhe u.d e presidentes së vendit, Albulena Haxhiu.
Aty po ashtu arriti edhe Hajrullah Çeku.
Haxhiu nuk pranoi të deklarohet, kurse Xhelal Sveçla tha “Urime fitorja”.
E pas kësaj, Hajrullah Çeku deklaroi se nuk komenton exit-pollet dhe se pret që KQZ-ja ti jap rezultatet.
I pyetur nëse VV-ja do të festoj sonte, ai nuk deshi të deklarohej./Lajmi.net/