“Njëri s’po e tregon të vërtetën”– Brahimaj thotë se ka pasur takime të fshehta Kurti–Limaj
Ngërçi politik në vend po thellohet gjithnjë e më shumë dhe, sipas deputetit të AAK-së, Lahi Brahimaj, edhe nëse mbahen edhe 51 seanca tjera për konstituimin e Kuvendit nuk sjell asnjë zgjidhje. “Edhe sikur të shkonin 51 seanca të tjera me këtë frymë, nuk do të kishte zgjidhje. Zoti Kurti është barrikaduar me Albulena Haxhiun,…

Lajme
Ngërçi politik në vend po thellohet gjithnjë e më shumë dhe, sipas deputetit të AAK-së, Lahi Brahimaj, edhe nëse mbahen edhe 51 seanca tjera për konstituimin e Kuvendit nuk sjell asnjë zgjidhje.
“Edhe sikur të shkonin 51 seanca të tjera me këtë frymë, nuk do të kishte zgjidhje. Zoti Kurti është barrikaduar me Albulena Haxhiun, ndërsa partitë opozitare kanë dhënë opsionet e veta për dalje nga kriza”, tha Brahimaj.
“Kurtit po i konvenon kjo situatë. Paradite qëndron 10 minuta në Kuvend dhe menjëherë shkon në Qeveri. Është shkelje e Kushtetutës me ushtru detyrën edhe të kryeministrit edhe të deputetit”, theksoi tutje ai,
Për mundësin e një marrëveshjeje mes Kurtit dhe Fatmir Limajt, Brahimaj tha se e vetmja që ekziston është ajo për t’u takuar përsëri.
Ai shtoi se Limaj dhe Kurti janë takuar edhe fshehurazi.
“Zoti Limaj dhe zoti Kurti kanë pasur disa takime të fshehta. Edhe kur është thënë nga njerëzit e Aleancës se janë takuar në lokale në Prishtinë, më vonë e pranuan vetë. Tani kanë filluar edhe takimet publike, por pa dhënë kurrë ndonjë informacion të saktë”, tha ai në Dukagjin.
Sipas tij, njëri nga dy liderët nuk po tregon të vërtetën.
“Limaj thotë se nuk ka biseduar me qeverinë. Kurti thotë se ia ka ofruar pjesëmarrjen. Dikush nuk po e tregon të vërtetën”.
Për mundësinë që AAK ta mbështesë Limajn si kryetar të Kuvendit, përgjigjja e Brahimajt ishte e prerë që jo.
“Limaj i ka mbyllur vetë dyert. Ne kemi bërë garë me moton për ta larguar Kurtin nga qeverisja. Jo”[Nuk ka votë nga Aleanca për Limajn nëse propozohet për kryetar Kuvendi].