Njëri nga hartuesit e Kushtetutës: Dekreti i presidentes është në përputhje me Kushtetutën

Njëri nga hartuesit e Kushtetutës, njëherësh profesor i së Drejtës Penale, Ismet Salihu, e ka quajtur kushtetues dekretin e presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarje të Kuvendit. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka vepruar mirë me vendosjen e masës pezulluese për të parandaluar pasojat. “Unë mendoj se Gjykata Kushtetuese ka vepruar mirë me vendimin e saj, me…

Lajme

11/03/2026 13:09

Njëri nga hartuesit e Kushtetutës, njëherësh profesor i së Drejtës Penale, Ismet Salihu, e ka quajtur kushtetues dekretin e presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarje të Kuvendit. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka vepruar mirë me vendosjen e masës pezulluese për të parandaluar pasojat.

“Unë mendoj se Gjykata Kushtetuese ka vepruar mirë me vendimin e saj, me të cilin pezullohet për një kohë të caktuar dekreti i presidentes, për shkak se kjo është çështje shumë e ndjeshme dhe shkakton pasoja të ndryshme. Gjatë kësaj kohe besoj se do të qartësohen dhe stabilizohen shumë gjëra. Neni 86, paragrafi 2, thotë se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual. Me faktin se kjo nuk është bërë, presidentja e nxori dekretin e saj, me të cilin e shpërndau Kuvendin. Dekreti është kushtetues.”, tha Salihu për rtv21.