Njerëzit udhëtuan gjatë natës nga e gjithë Evropa për të arritur në kohë në varrimin e Papa Françeskut

Disa persona që morën pjesë sot në varrimin e Papa Françeskut i thanë CNN-it se udhëtuan gjatë gjithë natës për të qenë aty. “Jemi mirënjohëse për jetën e Papa Françeskut,” tha një grua nga Franca, e cila e kishte parë papën e ndjerë dy herë gjatë jetës së saj, gjatë Ditëve Botërore të Rinisë Katolike.…

Lajme

26/04/2025 19:16

Disa persona që morën pjesë sot në varrimin e Papa Françeskut i thanë CNN-it se udhëtuan gjatë gjithë natës për të qenë aty.

“Jemi mirënjohëse për jetën e Papa Françeskut,” tha një grua nga Franca, e cila e kishte parë papën e ndjerë dy herë gjatë jetës së saj, gjatë Ditëve Botërore të Rinisë Katolike.

Ajo shtoi se ishte krenare për angazhimet e tij ndaj mjedisit dhe ndaj të varfërve.

Në vendlindjen e Papa Françeskut, në Buenos Aires, mijëra njerëz janë mbledhur për të nderuar atë. Një meshë e veçantë po mbahet në kryeqytetin argjentinas, ku Françesku — i lindur si Jorge Mario Bergoglio në vitin 1936 — jetoi dhe shërbeu deri kur u bë papa i 266-të në vitin 2013.