“Njerëzit po shkojnë në tubime të të gjitha partive”- Si ndikojnë tubimet elektorale te votuesit e pavendosur?

Për një muaj partitë politike kanë mbajtur tubime elektorale duke kërkuar votën e qytetarëve për zgjedhjet e 9 shkurtit. Secili subjekt është përpjekur të mbledh sa më shumë qytetarë në takimet ku është bërë prezantimi i programeve zgjedhore. Mbushja e sallave po konsiderohet strategji për të krijuar perceptimin për “parti të fuqishme” si dhe për…

Lajme

07/02/2025 12:18

Për një muaj partitë politike kanë mbajtur tubime elektorale duke kërkuar votën e qytetarëve për zgjedhjet e 9 shkurtit. Secili subjekt është përpjekur të mbledh sa më shumë qytetarë në takimet ku është bërë prezantimi i programeve zgjedhore. Mbushja e sallave po konsiderohet strategji për të krijuar perceptimin për “parti të fuqishme” si dhe për të tërhequr votuesit që janë të prirur të ndjekin shumicën.

Por sa realisht mund të ndikojnë tubimet tek votuesit e papërcaktuar?

Profesori universitar, Rrahaman Paçarizi vlerëson se kjo mund të ketë ndikim tek një kategori e caktuar votuesish.

Por sipas tij, kjo nuk është një votë kualitative “por është votë e njerëzve oportunistë”. Paçarizi thekson se mbushja e sallave dhe shesheve mund të ketë ndikim tek votuesit, të cilët nuk janë “votues të emancipuar”.

“Mbushja e sallave është një përpjekje, për me krijuar një pasqyrë të përgjithshme të fuqisë së partisë, përmes të cilës pretendohet që njerëzit të cilët nuk janë të vendosur, apo që presin të shkojnë me shumicën, t’u krijohet një lloj perceptimi, një farë lloje ideje se ku është shumica. Ajo nuk është një votë kualitative, është votë kryesisht e njerëzve oportunist, apo e njerëzve që nuk e ndërtojnë mendimin e tyre mbështetur në programin, në ofertën reale të partive politike, dhe potencialisht është një masë e njerëzve që është e predisponuar që të mashtrohen nga oferta, nëse guxojmë me quajt ofertë, nga një farë lloj oferte vizuale do të thotë që paska shumë njerëz këtu, ne do të votojmë për shumicën, sepse njerëzit dinë diçka, me që po shkojnë te një parti e caktuar. Por realisht nuk mendoj se shkuarja nëpër tubime, mbushja e sallave është një tregues real i rezultatit zgjedhor. Arrijnë efekt psikologjik, ushtrojnë ndikim te një masë e njerëzve, te një masë e votuesve, të cilët realisht nuk janë votues të emancipuar”, potencoi Paçarizi.

Por, profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtarë, Dritero Arifi shprehet skeptik për ndikimin e tubimeve masive te votuesit e pavendosur.

“Askush nuk fokusohet në përmbajtje, dhe kjo është problematika. Nuk besoj që për votuesit që nuk janë të orientuar nga një parti politike, nuk besoj që do të ketë ndonjë ndikim të madh, a e mbush dikush sallën a po jo, sepse ata janë votues më racional. Pikërisht se ata e shohin se çka ofron një parti apo liderë, premtimet që jepen sa janë kontatibile, me buxhetin që ka Republika e Kosovës, sa ato mund të interpretohen dhe realizohen, seriozisht. Pra nëse themi se kemi buxhet mbi 3 miliardë, dhe ti jep premtim mbi 5 miliardë është jo reale”, tha ai.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike, Korab Blakaj, i konsideron të kamufluara imazhet e tubimeve.

“Njerëzit tek ne po shkojnë nëpër tubime të të gjitha partive politike për shkak se është një lloj hakmarrje e atij që gënjen njëherë, ’mirë më gënjeve dje, do të gënjej unë ty sot’, kjo gjë më duket po ndodh në realitet, janë tubime ku vijnë nga komunat e tjera, secili kandidat për deputet i ka disa njerëz me vete dhe ata që thonë se kjo është dega jonë shihen figurat që nuk janë të atyre rretheve, pra është imazh i kamufluar”, thotë ai.

Janë 28 subjekte politike me gjithsej 1280 kandidatë për deputetë që garojnë për zgjedhjet parlamentare.

Fushata zgjedhore përfundon nesër më 8 shkurt, ndërkaq të dielën qytetarët votojnë për udhëheqjen e re. Zgjedhjet e 9 shkurtit janë të parat të rregullta që prej shpalljes