Njerëzit nga e gjithë bota votojnë Trumpin për president, befasojnë kosovarët – ja vota e tyre! (Foto)
Nëse njerëzit nga e gjithë bota do mund të votojnë për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump do të ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë, kjo u dëshmua me 56 për qind të votave, nga një sondazhi i cili po vazhdon ende nga faqja e internetit “Worldwide.vote”.

Bota
Sondazhi është duke vazhduar ende dhe deri më tani nga e gjithë bota kanë votuar mbi 368,894 votues. Mbështetja më e madhe deri më tani është për Trumpin.
Vendi që i ka dhënë më së shumti mbështetje është Siri – 95 për qind e të anketuarve online, transmeton lajmi.net.
Në këtë listë të shteteve votuese online është edhe Kosova sipas kësaj faqeje të internetit 83 për qind e votuesve kanë votuar për Donald Trumpin.
Ndryshe, më parë është raportuar se Kosova mbështetë fuqishëm kandidaten demokrate për presidente të SHBA-së, por këto të dhëna të fundit po dëshmojnë të kundërtën.
Ndërsa, Shqipëria ka një përqindje më të vogël prej 63 për qind por që është në favor të Donald Trumpit.
Vendet e tjera ku Trump është më i votuar janë: Ishujt Faroe 93 për qind, poashtu edhe Rusia ka 93 për qind të votave nga të anketuarit, më pas vije Serbia më 93 për qind, Maqedonia më 89 për qind, Uzbekistani dhe Kirgistani, me nga 88 për qind dhe Bjellorusia – 86 për qind e të anketuarve.
53 për qind e të anketuarve amerikanë do të votonin për Trumpin, gjermanët 68 për qind, 65 për qind anglezët, 61 për qind e francezëve, 74 për qind e polakëve dhe 63 për qind e zviceranëve.
Trump ka marrë mbështetje dukshëm më të madhe se rivalja e tij Hillary Clinton, e cila doli më përqindje më të lartë në Algjeri, Irak, Tunizi, Maroko, Katar, Jordani, Panama, Paraguai, Liban, Nepal, Xhamajka, Honduras, Mongolia, Brazili, Australia, Zelanda e Re, Izrael, Afrikë e Jugut, Filipine, Kili, Hong Kong, Venezuela, Uruguai, Korea e Jugut, Emiratet e Bashkuara Arabe, Holanda, Rumania, Republika Çeke, Sllovakia, Belgjika, Austria, Irlanda, Portugalia, Hungaria…
Hillary Clinton në votimin global ka marrë mbështetjen e 44 për qind e të anketuarve dhe shumicën e mori në Indi 81 për qind dhe 75 për qind në Kinë
Në faqen e internetit “Worldwide.vote” mund të votoni për njërin nga kandidatët amerikan, dhe kjo mund të bëhet nga çdo vend i botës.
SHBA voton më 8 nëntor, rezultati i zgjedhjeve do ketë ndikim global. /Lajmi.net/