Njerëzit i mbajnë në mend gjërat që shohin e prekin

Në këtë rast proverbi i vjetër kinez doli të jetë i vërtetë ‘Dëgjoj dhe harroj; Shoh dhe kujtoj”, tha James Bigelow, studies dhe student i diplomuar. “Ne jemi të prirur të mendojmë se pjesët tona të trurit për kujtesën janë të integraura. Por, gjetjet tona tregojnë se truri ynë mund të përdorë shtigje të veçanta…

Lifestyle

05/03/2014 00:26

Në këtë rast proverbi i vjetër kinez doli të jetë i vërtetë ‘Dëgjoj dhe harroj; Shoh dhe kujtoj”, tha James Bigelow, studies dhe student i diplomuar.

“Ne jemi të prirur të mendojmë se pjesët tona të trurit për kujtesën janë të integraura. Por, gjetjet tona tregojnë se truri ynë mund të përdorë shtigje të veçanta të procesit të informacionit”, thotë Amy Poremba, profesor i asocuar në Departamentin e Psikologjisë.

Për më shumë, studimi ynë sugjeron që truri mund të procesojë informacione ndryshe nga ato vizuele dhe të prekshme. Disa strategji alternative siç janë përsëritjet mendore, mund të jenë të nevojshme për t’u përpjekur për të përmirësuar kujtesën.

Bigelow dhe Poremba kishin përdorur 100 studentë në studim, duke ua ekspozuar një numri të madh të tingujve dhe imazheve (gjërave të prekshme). Një në tre sutdentë kishin më pak gjasa për të kujtuar atë që kishin dëgjuar.

Poremba e krahasoi këtë duke i shtyrë ata të kujtojnë një numër telefoni që nuk ishte shkruar por vetëm thënë me gojë.

Nëse dikush ju jep një numër, ju e thirrni menjëherë, ose e regjistroni atë menjëherë. Sepse, nëse e lëni për më vonë, shanset për ’a kujtuar atë janë më të vogla.

Studimi është i pari i këtij lloji për të treguar se sa kujtesa jonë është e gatshme t’i mbajë memoriet vizuale dhe ato të prekshme.

Studimet e mëparshme kanë gjetur se memoria është më e aftë në proceset e prekshme se sa ato vizuale, duke çuar në atë se truri i njeriut e ka këtë dobësi për t’i kujtuar gjërat që dëgjohen.