Njerëz të plagosur, gjak në dysheme e tollovi në spital në Beirut pas shpërthimit

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në Beirut me ç'rast së paku 10 persona janë raportuar të vdekur deri më tani, ndërsa qindra janë plagosur.

Bota

04/08/2020 19:53

Lidhur me arsyen e shpërthimit ende nuk është bërë e ditur asgjë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, tani në spitalin e Beirutit po ndodh një tmerr i vërtetë. Shumë të plagosur kanë vërshuar spitalin ku shihet gjak në dysheme e pamje shumë të rënda të të plagosurve.