Njerëz me bluza “Liria ka Emër” e flamur kombëtar mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit Faton Hajrizit, ka edhe mërgimtar

Faton Hajrizi do të varroset në orën 14:00 në fshatin e tij të lindjes në Klinë të Ulët në Skënderaj. Para kohës së varrimit, shumë njerëz për ti dhënë lamtumirën e fundit në fshatin e tij, shkruan Lajmi.net. Ani pse  kryeministri Albin Kurti kishte kërkuar që ai të mos madhërohet dhe që qytetarët “të mos…

Lajme

11/08/2024 13:37

Faton Hajrizi do të varroset në orën 14:00 në fshatin e tij të lindjes në Klinë të Ulët në Skënderaj.

Para kohës së varrimit, shumë njerëz për ti dhënë lamtumirën e fundit në fshatin e tij, shkruan Lajmi.net.

Ani pse  kryeministri Albin Kurti kishte kërkuar që ai të mos madhërohet dhe që qytetarët “të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit” e gjithë Drenica nuk e la vetëm Faton Hajrizin.

Më 6 korrik ai ishte arratisur nga burgu i “tipit të hapur” në Smrekonicë të Vushtrrisë, ku po qëndronte muajt e fundit. Vendndodhja e tij nuk dihej për rreth dy javë, deri kur u raportua për vrasjen e policit në Lloznicë të Serbisë.

Ndërkohë kujtojmë se 39 vjeçari u vra nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik.

Pas tri javësh, autoritetet serbe lejuan tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit.

Nëna e tij të shtunën konfirmoi identitetin e të birit, ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore e kreu autopsinë.

Ai ishte i dënuar të paktën tri herë nga dy gjykata të ndryshme për vepra që lidhen me vrasje, tentim-vrasje, vjedhje e plaçkitje. Faton Hajrizi njihet më së shumti për vrasjen e një ushtari rus të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 shkurt të vitit 2000, kur ai ishte 15-vjeçar./Lajmi.net/