Njëherë Prishtina tash edhe Skenderaj- Drejtoria e Arsimit merr vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi seksual”

Para jo më shumë se një ore drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku Sadriu, njoftoi për marrjen e vendimit mbi ndalimin e përdorimit në shkolla të qytetit të doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”. Thirrjes së saj që hapin e njëjtë ta marrin edhe komunat e tjera të vendit, e para iu përgjigj Komuna…

Lajme

14/11/2024 19:00

Para jo më shumë se një ore drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku Sadriu, njoftoi për marrjen e vendimit mbi ndalimin e përdorimit në shkolla të qytetit të doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”.

Thirrjes së saj që hapin e njëjtë ta marrin edhe komunat e tjera të vendit, e para iu përgjigj Komuna e Skenderajt.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Komuna e Skenderajt.

‘’Drejtoria e Arsimit e Komunës së Skenderajt, ka marrë sot vendim për ndalimin e përdorimit  të Doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” 1-5, 6-9, 10-12, në të gjitha shkollat e komunës.Drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, ka thënë se arsyeja e këtij vendimi, i cili është marrë në mirëkuptim dhe bashkëpunim edhe me mësimdhënës, ka të bëjë me degradimin e familjes kosovare nga ana e institucioneve përgjegjëse, dhe si i tillë nuk do të përdoret në asnjë institucion arsimor në komunën e Skenderajt deri në revidimin e tij’’, thuhet në njoftim.

Ndryshe është pikërisht ky doracak dhe ajo çka ai e përmban që nxiti reagimet e shumta në rrjet./Lajmi.net