Një zgjidhje natyrale për parandalimin e gripit, pini këtë lëng frutash

Ka një mënyrë më natyrale për të parandaluar gripin.

Lifestyle

15/04/2018 15:06

Është një frut dhe lëngu i tij që ndihmon për të përforcuar imunitetin, i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, shumë të rëndësishme për t’u mbrojtur nga viruset.

Lëngu i shegës është një përzierje vitaminash dhe antioksidantësh. Ai forcon sistemin imunitar në mënyrë të përkryer.

Shega është e pasur me shumë elemente të rëndësishme, siç janë magnezi, mangani, zinku, hekuri, natriumi dhe bakri, veç vitaminës C. Në treg mund të gjeni shtrydhëse shege, por edhe nëse e konsumoni me kokrra, përfitimet do të vijnë. Shega është një mbretëreshë e tyre.