Një xhamie në Suedi i vihet flaka, pesë të plagosur
Në zjarrin e shkaktuar me qëllim në xhaminë e qytezës suedeze Eskilstune janë plagosur pesë persona, njoftoi policia.

Bota
Në momentin e shpërthimit të zjarrit në xhami kishte mes 15-20 persona.
“Dëshmitari e ka vërejtur një person i cili e hodhi një gjësend nëpër dritare të ndërtesës që shërben si xhami. Më pastaj zjarri shpërtheu furishëm”, deklaroi zëdhënësi i policisë Lars Franzell.
Në spital janë transportuar pesë të plagosur, disa nga ta me të prera nga xhamat, disa nga thithja e tymit. Të arrestuar ende nuk ka, shtoi Franzell, duke thënë se policia mendon se bëhet fjalë për shkaktim të qëllimshëm të zjarrit.