Një vit pa takim me babanë – reagon i biri i Fadil Fazliut: Përqafimi ynë nuk paraqet rrezik për askënd, por heshtja ndaj kësaj padrejtësie po

Sot është bërë një vit nga arrestimi i Fadil Fazliut nga Gjykata Speciale në Hagë, dhe po kaq kohë që djali i tij, Fahri Fazliu, nuk e ka parë babain. Në një reagim publik, Fahri Fazliu ka thënë se pamundësia për t’u takuar me babanë nuk vjen për shkak të ndonjë pengese të tij personale,…

Lajme

05/12/2025 09:25

Sot është bërë një vit nga arrestimi i Fadil Fazliut nga Gjykata Speciale në Hagë, dhe po kaq kohë që djali i tij, Fahri Fazliu, nuk e ka parë babain.

Në një reagim publik, Fahri Fazliu ka thënë se pamundësia për t’u takuar me babanë nuk vjen për shkak të ndonjë pengese të tij personale, por si rezultat i një vendimi institucional që ai e cilëson si “mohim të një të drejte themelore të njeriut”, raporton lajmi.net

“Përqafimi ynë nuk paraqet rrezik për askënd, por heshtja ndaj kësaj padrejtësie po,” shkruan ai, duke shtuar se ndalimi i takimit mes një babai dhe birit është “padrejtësi e kamufluar”.

Fazliu thekson se, pavarësisht rrethanave, familja nuk e humb shpresën dhe as dinjitetin.

“Babai im mund të jetë fizikisht pas hekurave, por shpirti i tij është i lirë dhe i pathyeshëm. Ashtu siç nuk kanë arritur t’i robërojnë shpirtërat e idealistëve as regjimet më të egra që ka njohur njerëzimi.”

Postimi i tij i plotë:

Sot bëhet një vit nga arrestimi nga Gjykata Speciale në Hagë dhe një vit që nuk e kam parë babain tim, Fadil Fazliu.
Jo pse unë nuk kam mundur ta vizitoj, por sepse dikush ka vendosur t’i mohojë brutalisht një nga të drejtat më themelore të njeriut – takimin mes një babai dhe birit.
Kjo nuk është drejtësi.
Kjo është padrejtësi e kamufluar.
Përqafimi ynë nuk paraqet rrezik për askënd, por heshtja ndaj kësaj padrejtësie po.
Megjithatë, ne nuk i ulim sytë. Babai im mund të jetë fizikisht pas hekurave, por shpirti i tij është i lirë dhe i pathyeshëm. Ashtu siç nuk kanë arritur t’i robërojnë shpirtërat e idealistëve as regjimet më të egra që ka njohur njerëzimi.

Liri dhe drejtësi për çlirimtarët!/Lajmi.net/