Një video me AI shfaq liderët si fëmijë në samitin në Tiranë, shpërthejnë të qeshurat
Rreth 50 liderë evropiane janë mbledhur sot në Tiranë, për samitin e komunitetit Politik Evropian- e të cilët u pritën për disa orë radhazi nga kreu i Shqipërisë, Edi Rama. E kur nisi ky samit, para se të fillojnë diskutimet e temave të rëndësishme të pranishmit u relaksuan me një shfaqje kreative që ishte përgatitur…

Lajme
Rreth 50 liderë evropiane janë mbledhur sot në Tiranë, për samitin e komunitetit Politik Evropian- e të cilët u pritën për disa orë radhazi nga kreu i Shqipërisë, Edi Rama.
E kur nisi ky samit, para se të fillojnë diskutimet e temave të rëndësishme të pranishmit u relaksuan me një shfaqje kreative që ishte përgatitur për ta.
Në ekran u shfaqën disa nga emrat e rëndësishëm të Evropës, por në një formë tjetër- si fëmijë video e realizuar me “AI”.
Kjo video shfaqi liderët si fëmijë duk thënë “mirëserdhe” në gjuhën e tyre- e këto pamje shkaktuan shumë të qeshura./Lajmi.net/