Një veturë aksidentohet në oborrin e një shtëpie në Suharekë, tre të lënduar
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Skënderbeu”, në Suharekë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Bytyqi ka thënë se ky aksident ka ardhur si shkak i mos përshtatjes së shpejtësisë së veturës me kushtet e rrugës, ku ngasësi ka…

Lajme
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Skënderbeu”, në Suharekë.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi ka thënë se ky aksident ka ardhur si shkak i mos përshtatjes së shpejtësisë së veturës me kushtet e rrugës, ku ngasësi ka humbur kontrollin e automjetit, si pasoj ka goditur një shtëpi.
Derisa lëndime kanë pësuar tre persona e ku njëri prej tyre lëndime serioze.
“Me datë 30.03.2025, rreth orës 22:50 është raportuar se ka ndodhur një aksident te rrethrrotullimi në rrugën “Skenderbeu” në Suharekë. Deri te aksidenti ka ardhur ngase mgasësi i automjetit nuk e përshtatur shpejtësin me kushtet e rrugës dhe ka humbur kontrollin e automjetit, si pasoj ka goditur një shtëpi. Nga aksidenti përveç dëmeve materiale tre persona kanë pësuar lëndime, njëri nga ata lëndime të rënda”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/