Një veteran përfundon në QKUK, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajme

16/06/2022 13:11

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga Qendra Klinike Universitare të Kosovës.

Mjeku kujdestar ka deklaruar se veterani është dërguar në QKUK në një gjendje të rënduar, e të njëjtit i është bërë edhe një incizim CT.

Ai deklaroi se është pranuar në QKUK.

“Ka ndikuar shumë faktorë, temperatura, stresi dhe nuk është ndjerë mirë e më pas ka ardhur në QKUK”, tha doktori kujdestar.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk mund të thotë se gjendja e tij shëndetësorë është mjaftë e mirë, por se po i bëhen kontrollet e tjera të nevojshme

Ndryshe para objektit të Kuvendit të Kosovës janë duke qëndruar veteranë të shumtë të luftës, të cilët po kundërshtojnë votimin e projektligjit të pagës minimale nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Veteranët prej disa orësh janë duke protestuar në sheshin “Skënderbeu”, saktësisht para Kuvendit të Kosovës./Lajmi.net/