Një vdekje dhe mbi 800 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 860 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në Kosovë. Nga MSH, njoftohet po ashtu se është konfirmuar edhe një rast i vdekjes, shkruan lajmi.net. Ndërsa të shëruar janë 1.155 persona. /Lajmi.net/
