Një varr paraqitet te Kuvendi i Maqedonisë, s’do e besoni kush është varrosur! (Foto)

Pllakë varrezash e përpunuar nga mermeri i vërtetë ku shkruan “Human Rights” që në përkthim i vjen “Të drejtat e njeriut” sot në mesditë është vendosur karshi Kuvendit të Maqedonisë.

Lajme

26/04/2016 15:16

Bëhet fjalë për aksion gueril të akivitësve, të cilët duke “varrosur” të drejtat e njeriut para Kuvendit, shprehin revoltën për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut në Maqedoni.

Ata thonë se Maqedonia është vend ku votojnë të vdekurit, ku amnistohen kriminelët më të mëdhenj, kurse arrestohen luftëtarët për të drejtat e njeriut, ku demokracia vritet për çdo ditë, prandaj është e pritshme që pikërisht te Kuvendi të paraqitet pllaka e varrit të drejtave të njeriut.