Një test i thjeshtë për ta kuptuar nëse po hidratoheni mjaftueshëm
Një gjë e tillë shkakton infeksion të rrugëve urinare!
Lifestyle
Më shumë se gjysma e popullsisë në botë janë të prekur nga dehidratimi, që mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin. Ka një mënyrë që të kuptoni nëse jeni të hidratuar, shkruan Living.
Tërhiqeni pjesën e sipërme të lëkurës në njërën dore dhe nëse ajo mblidhet duke krijuar shumë vija dhe shkon në vend me pak vonesë, atëherë keni nevojë për më shumë ujë në organizmin tuaj, transmeton lajmi.net.
Shenjat kryesore të një trupi të dehidratuar janë: Tharje e gojës, lodhje, ngjyrë e errët e urinës, tharje e lëkurës dhe humbje e elasticitetit të saj, të vjella, dhimbje koke, probleme me frymëmarrjen etj.
Sëmundjet që mund të shkaktojë dehidratimi: Kur mungon uji në organizëm, rritet sasia e toksinave.
Pak më vonë, veshkat nisin që të mos i përpunojnë dhe të mos i nxjerrin nga organizmi.
Një gjë e tillë shkakton infeksion të rrugëve urinare. /Lajmi.net/