Një tërmet i fortë lëkundi Shqipërinë

Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë mëngjesin e sotëm pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Tërmeti, i cili ka rënë rreth orë 02:59 minuta ka alarmuar banorët atje. 

Lajme

19/05/2014 12:18

Nga të dhënat paraprake mësohet se tërmeti ka qenë me Magnitudë 5.2 të shkallës Rihter. 

Ndërkohë mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 43 km në Jug të Tiranë, 30 km në Veri-Lindje të Fierit dhe 5 Km në Lindje të Lushnjës, me një thellësi prej 10 km, raportojnë mediat shqiptare. 

Për pasojë janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti në Tiranë, Elbasan, Durrës, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Gramsh, Fier, Vlore, Krujë, Laç, Milot dhe Peshkopi. Ende nuk dihet nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale në zona të ndryshme të vendit.