Një sms nga Londra

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti u shpreh i lumtur që shënoi rikthimin nga lëndimi i rëndë duke u paraqitur në fitoren 2:0 ndaj Livornos të shtunën në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A. Legjenda e Nerazzurrëve bëri paraqitjen e parë këtë edicion, pas dëmtimit të rëndë që pësoi sezonin e kaluar, e që…

Sport

10/11/2013 13:30

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti u shpreh i lumtur që shënoi rikthimin nga lëndimi i rëndë duke u paraqitur në fitoren 2:0 ndaj Livornos të shtunën në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A.

Legjenda e Nerazzurrëve bëri paraqitjen e parë këtë edicion, pas dëmtimit të rëndë që pësoi sezonin e kaluar, e që fillimisht dyshohej se mund t’ia përfundonte karrierën. Por, 40-vjeçari e tejkaloi atë dhe luajti të shtunën në Giuseppe Meazza.

“Kam ndjerë emocione të mëdha nga përkrahja e tifozëve, bashkëlojtarëve, presidentit, të gjithë të pranishmit në Giuseppe Meazza. Ka qenë një ndeshje e vështirë, pasi Livorno na kërcënoi disa herë por më pas Nagatomo realizoi golin e dytë që na bëri të jemi më rehat”, deklaroi Zanetti për Sky Sport Italia, derisa tregoi se mesazh urimi i ka dërguar edhe ish trajneri i tij Jose Mourinho, tani menaxher i Chelseas.

“E falënderoj trajnerin që më inkuadroi në lojë, ai është duke bërë punë të mrekullueshme. Kam marr shumë mesazhe në telefon, ende nuk kam pasur kohë t’i lexoj të gjitha. Por, nëse dëshironi ta dini, më ka ardhur edhe një nga Londra”, përfundoi ai.