Një sllovak i kanos me pistoletë dy djem në Ferizaj, dërgohet në mbajtje

Një rast i kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje ka ndodhur dje pak orë para mesnate në Ferizaj. Një i mitur shtetas i Sllovakisë, i ka kanosur me pistoletë dy meshkuj kosovarë. Të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz me 6 copë fishekë që e kishte përdorur për kanosje. I dyshuari është…

Lajme

09/07/2026 09:42

Një rast i kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje ka ndodhur dje pak orë para mesnate në Ferizaj.

Një i mitur shtetas i Sllovakisë, i ka kanosur me pistoletë dy meshkuj kosovarë. Të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz me 6 copë fishekë që e kishte përdorur për kanosje.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj  08.07.2026 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari i mitur shtetas i Sllovakisë për shkak të dyshimit se i kishte kanosur me pistoletë dy viktimat meshkuj kosovarë. Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz me 6 copë fishekë të cilën e kishte përdorë për kanosje. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/