Një shqiptar nga Kosova në garë për të qenë pjesë e albumit të Eminem

Granit Bunjaku, një artist nga Prishtina është në një garë për të fituar mundësinë që dizajni i tij të zgjidhet për koverin e albumit të ri të Eminem.

ShowBiz

30/05/2015 20:05

Reperi i famshëm botëror i ka dhënë fansave mundësinë për të votuar 15 nga 2000 dizajnet e dërguara nga artistë të ndryshëm nga mbarë bota.

Nga 2000 dizajnet e dërguara, dizajni i Granitit është në mesin e 15 të përzgjedhurave. Graniti ka punuar për ballinat e albumeve të artistëve të njohur shqiptarë si Mc Kresha, Bim Bimma, NUKE e ErgeNR. shkruan gazetaexpress.com

Ky eshte linku per te votuar VOTUAR : www.creativeallies.com/creations/nw94/contests/1013/design-an-album-cover-for-eminem