Një seri bombardimesh në Bagdad, së paku 23 të vrarë

Bombardimet më vdekjeprurëse qëlluan rajonin juglindor, Jisr Dixhala, ku një veturë-bombë shpërtheu në mesditë, e përcjellë nga një eksplodim tjetër shumë afër vendit të njëjtë, gjatë kohës kur njerëzit ishin duke ju ofruar ndihmë viktimave nga sulmi i parë.

Bota

24/02/2015 20:44

Zyrtarë policorë dhe spitali thanë se numri i vdekjeve në këtë lokacion arriti në tetë, mirëpo burime tjera pohojnë se numri është dyfish më i madh.

Gjithashu, të paktën 20 perona u lënduan.

Pesë shpërthime të tjera u raportuan në lagjet veriore dhe jugore të kryeqytetit të Irakut.

Në provincën perëndimore Anbar, forcat irakiane vazhduan përpjekjet për të larguar militantët e Shtetit Islamik nga rrethina e Bagdadit.

Forcat e sigurisë pohuan se kishin përndjekur militantët nga zonat rurale përreth qytetit, pranë Ramadit.

Avionët luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të mbështesin forcat e sigurisë së Irakut në këto luftime përreth Bagdadit.