Një qytetar dorëzon një sasi ari që e gjeti, Policia kërkon që personi të cilit i humbi të paraqitet në Polici

Policia e Kosovës ka njoftuar për një sasi ari të dorëzuar nga një qytetar në stacionin policor qendror në kryeqytet. Policia e Kryeqytetit tha në një njoftim se qytetari ka raportuar se atë sasi ari e gjeti të shtunën. “Policia e Kosovës njofton se më datë 13.12.2025, një qytetar ka gjetur një sasi ari në…

Lajme

15/12/2025 15:45

Policia e Kosovës ka njoftuar për një sasi ari të dorëzuar nga një qytetar në stacionin policor qendror në kryeqytet.

Policia e Kryeqytetit tha në një njoftim se qytetari ka raportuar se atë sasi ari e gjeti të shtunën.

“Policia e Kosovës njofton se më datë 13.12.2025, një qytetar ka gjetur një sasi ari në Prishtinë, të cilën e ka dorëzuar në Stacionin Policor Qendra”, thuhet në njoftim.

Me qëllim të identifikimit të pronarit, Policia e Kosovës e ka ftuar personin të cilit i ka humbur ari që “të paraqitet në Stacionin Policor Qendra, duke ofruar dëshmi përkatëse që vërtetojnë pronësinë”.

Policia e Kosovës i ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim dhe “veprim të përgjegjshëm në interes të sigurisë dhe besimit publik”.