Një qen i tërbuar sulmoi nxënësit e mësimdhënësit në një shkollë në Shirokë, pronari është dërguar në mbajtje

Një qen i cili dyshohet të ketë qenë i tërbuar ka sulmuar dje nxënësit e mësimdhënësit në shkollën fillore “17 Shkurti” në Suharekë. Për pasojë, 4 nxënës kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan lajmi.net. Policia ka njoftuar se zyrtarët policorë janë sulmuar gjithashtu nga qeni, prandaj një polic e ka asgjësuar atë duke e përdorur armën…

Lajme

23/01/2025 09:46

Një qen i cili dyshohet të ketë qenë i tërbuar ka sulmuar dje nxënësit e mësimdhënësit në shkollën fillore “17 Shkurti” në Suharekë.

Për pasojë, 4 nxënës kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.

Policia ka njoftuar se zyrtarët policorë janë sulmuar gjithashtu nga qeni, prandaj një polic e ka asgjësuar atë duke e përdorur armën zyrtare.

Pronari i qenit i dyshuar se e ka lënë qenin pa përkujdesje është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Suharekë / 22.01.2025 – 09:40. Është raportuar se një qen që dyshohet se është i tërbuar ka sulmuar dy persona duke ju shkaktuar lëndime trupore. Po ashtu lëndime trupore gjatë ikjes kanë pësuar edhe dy persona tjerë, me ç’rast të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin patrulla policore ka intervenuar dhe i është përgjigjur rastit me ç’rast zyrtarët policor janë ballafaquar me rrezikun nga qeni i cili u është vërsulur edhe zyrtarëve policor. Me qëllim të eliminimit të rrezikut një zyrtar policor ka përdor pajisjen zyrtare (armën zyrtare) në drejtim të qenit duke e asgjësuar qenin. Pas inicimit të rastit është arrestuar i dyshuari kosovar (pronari i qenit) nën dyshimin se e ka lënë qenin pa përkujdesje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/