Një prej bankave në Kosovë alarmon klientët: Nëse iu telefonon dikush mos ia jepni të dhënat bankare

Lajme
Bankat të cilat veprojnë në Kosovë së fundi kanë ngritur shqetësimin se persona të panjohur po telefonojnë klientët e tyre.
Të njëjtit përmes këtyre thirrjeve duke u paraqitur si persona zyrtarë të bankave po ua kërkojnë atyre të dhënat personale.
Kësisoj, Banka Ekonomike u ka bërë thirrje klientëve të saj që të mos i ndajnë informatat personale me askënd.
“Në asnjë rrethanë, Banka Ekonomike nuk ju kontakton për të kërkuar informata mbi kartelat bankare apo informacionet e tjera të ndjeshme. Andaj, mos u ekspozo ndaj përpjekjeve mashtruese, asnjëherë mos i ndani informatat e ndjeshme përmes telefonit, SMS, e-mail, apo/dhe platformave të tjera”, thuhet ndër të tjera nga Banka Ekonomike.
Postimi i plotë:








