Një police në Prizren vetëplagoset me armë zjarri, dërgohet në spital

Një zyrtare policore është vetëplagosur mbrëmë, pas orës 23:00 në Prizren, në rrethana akoma të paqarta. Mësohet se policja ka pësuar plagë në gju dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas informacioneve të para, është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është raportuar menjëherë te Prokuroria Themelore në Prizren dhe tek Inspektorati…

Lajme

02/05/2025 09:04

Një zyrtare policore është vetëplagosur mbrëmë, pas orës 23:00 në Prizren, në rrethana akoma të paqarta.

Mësohet se policja ka pësuar plagë në gju dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas informacioneve të para, është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është raportuar menjëherë te Prokuroria Themelore në Prizren dhe tek Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët tashmë kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.