Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja
Një pjesë e Lagjes së Spitalit në kryeqytet ka mbetur në terr për shkak të një prishjeje. Lulëzim Krasniqi, zëdhënës i KEDS-it, ka bërë të ditur për KosovaPress se ekipet kanë dalë në terren për të kthyer furnizimin me energji elektrike. “Bëhet fjalë për prishje – tri dalje janë jashtë funksionit. Ekipet kane dalë në…

Lajme
Një pjesë e Lagjes së Spitalit në kryeqytet ka mbetur në terr për shkak të një prishjeje.
Lulëzim Krasniqi, zëdhënës i KEDS-it, ka bërë të ditur për KosovaPress se ekipet kanë dalë në terren për të kthyer furnizimin me energji elektrike.
“Bëhet fjalë për prishje – tri dalje janë jashtë funksionit. Ekipet kane dalë në terren edhe janë duke punuar për rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe besojmë se së shpejti do të rregullohet”, ka thënë Krasniqi.
Aktualisht pa energji elektrike kanë mbetur objektet e banimit në rrugët “Muharrem Fejza” e “Jakov Xoxa”.