Një person vetëplagoset me armë zjarri në Rakaj të Ferizajt, dërgohet në mbajtje
Një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit në fshatin Rakaj të Ferizajt, në rrethana që janë duke u hetuar nga organet e rendit. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 20 tetor, rreth orës 22:30. I dyshuari, mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, pasi kishte disa plagë nga…
Lajme
Një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit në fshatin Rakaj të Ferizajt, në rrethana që janë duke u hetuar nga organet e rendit.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 20 tetor, rreth orës 22:30. I dyshuari, mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, pasi kishte disa plagë nga arma e zjarrit, për të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga vetëplagosja.
Me vendim të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Pas marrjes së tretmanit mjekësor, i dyshuari është intervistuar nga Policia dhe është dërguar në mbajtje. Në lidhje me rastin janë intervistuar edhe dy dëshmitarë.
Rasti mbetet në procedurë hetimore. /Lajmi.net/