Një person sulmon me thikë një shtetase të huaj në Prishtinë, dhe i grabit para e telefon – Viktima pranon tretman mjekësor
Një rast i grabitjes ka ndodhur dje rreth orës 22:00 në Prishtinë. Një person i panjohur ka sulmuar me thikë një femër shtetase të huaj, dhe nga ajo ka grabitur para të gatshme dhe një telefon. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Rasti po hetohet. “Prishtinë / 01.07.2026 – 22:00. Është…
Lajme
Një rast i grabitjes ka ndodhur dje rreth orës 22:00 në Prishtinë.
Një person i panjohur ka sulmuar me thikë një femër shtetase të huaj, dhe nga ajo ka grabitur para të gatshme dhe një telefon.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar.
Rasti po hetohet.
“Prishtinë / 01.07.2026 – 22:00. Është raportuar se një person i dyshuar i panjohur e ka sulmuar me thikë viktimën femër shtetase të huaj dhe nga e njëjta dyshohet se ka grabitur para të gatshme dhe një telefon. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Lajmi.net/