Një person sulmon fizikisht tre policë në Prishtinë- Dërgohen për trajtim mjekësor
Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar u raportua mbrëmë në Prishtinë. Saktësisht në rrugën “UÇK”, Policia ka arrestuar një person të dyshimtë, pasi që i njëjti ka sulmuar tre zyrtarë policorë. Sulmi ndodhi gjatë kohës kur ata po shqiptonin një tiketë kundërvajtje, transmeton lajmi.net. “Rr. UÇK, Prishtinë 31.10.2024 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari…
Lajme
Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar u raportua mbrëmë në Prishtinë.
Saktësisht në rrugën “UÇK”, Policia ka arrestuar një person të dyshimtë, pasi që i njëjti ka sulmuar tre zyrtarë policorë.
Sulmi ndodhi gjatë kohës kur ata po shqiptonin një tiketë kundërvajtje, transmeton lajmi.net.
“Rr. UÇK, Prishtinë 31.10.2024 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti ka sulmuar tre zyrtarë policorë derisa po i shqiptonin një tiketë kundërvajtje. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”./Lajmi.net/