Një person rrokulliset me traktor, dërgohet në QKUK
Një person është lënduar pasi është rrokullisur në fshatin Surdull të Podujevës.

Lajme
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
Hoxha tha se i lënduar është dërguar për trajtim në QKUK.
“Rreth orës 15:10, në fshatin Surdull të Podujevës, raportohet se një traktor është rrokullisur dhe një person mashkull kosovar ka marr lëndime trupore. Policia me njësitet kompetente ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”.