Një person po e gërmonte shkëmbin me makineri të rëndë pa leje, Prokuroria ndalon mjetet dhe hap rast ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka dhënë urdhër të përkohshëm ndalues për mjete motorike të cilat me datë 20 maj 2025 i janë zënë të dyshuarit S.V., në fshatin Popovcë të Leposaviqit, pasi i njëjti ishte duke gërmuar shkëmbin me makineri të rëndë dhe pa leje përkatëse për ta zhvilluar këtë veprimtari. Me…

Lajme
Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka dhënë urdhër të përkohshëm ndalues për mjete motorike të cilat me datë 20 maj 2025 i janë zënë të dyshuarit S.V., në fshatin Popovcë të Leposaviqit, pasi i njëjti ishte duke gërmuar shkëmbin me makineri të rëndë dhe pa leje përkatëse për ta zhvilluar këtë veprimtari.
Me këtë rast është dhënë urdhër i përkohshëm ndalues për mjetet motorike:
- Një kamion i markës Volvo 380 ngjyrë e kaltërt me tabela vendore regjistrimi,
- Një bager Ulta 150 L ngjyrë e verdhë pa dokumente.
Për këtë rast ndaj të dyshuarit S.V., është hapur rast për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale që cenojnë mjedisin, dhe do të vazhdojë me vendosmëri të ndjekë penalisht të gjithë ata që shkaktojnë dëme ndaj natyrës dhe pasurisë së përbashkët.