Një person në Prishtinë dyshohet se e shantazhoi viktimën duke i kërkuar një shumë të lartë parash

Një person në Prishtinë dyshohet se derisa ishte në një lokal, kishte pranuar disa mesazhe me tekst, ku një i dyshuar e kishte shantazhuar duke i kërkuar një shumë të lartë parash. Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 16 janar rreth orës 16:00 në Prishtinë dhe është iniciuar si…

Lajme

22/01/2025 10:34

Një person në Prishtinë dyshohet se derisa ishte në një lokal, kishte pranuar disa mesazhe me tekst, ku një i dyshuar e kishte shantazhuar duke i kërkuar një shumë të lartë parash.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 16 janar rreth orës 16:00 në Prishtinë dhe është iniciuar si “Shantazh”.

“Prishtinë 16.01.2025–16:00. Dyshohet se ankuesi  m/k derisa ishte në një lokal kishte pranuar disa mesazhe me tekst. I dyshuari NN i kishte kërkuar shumë të lartë të hollash me qëllim të shitjes së këtij materiali. Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/