Një person me një kombi të dyshuar për kontrabandë goditi veturën e Policisë në Kaçanik, tre policë të lënduar i dyshuari largohet
Policia e Kosovës, saktësisht njësiti i Task Forcës DRK-Lindje, kanë vërejtur një kombi pa targa i dyshuar për kontrabandë. Gjatë ndjekjes nga Policia, i dyshuari duke e drejtuar mjetin e ka goditur veturën zyrtare të Policisë së Kosovës ku janë lënduar tre zyrtarë policorë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari ka braktisur automjetin…

Lajme
Policia e Kosovës, saktësisht njësiti i Task Forcës DRK-Lindje, kanë vërejtur një kombi pa targa i dyshuar për kontrabandë.
Gjatë ndjekjes nga Policia, i dyshuari duke e drejtuar mjetin e ka goditur veturën zyrtare të Policisë së Kosovës ku janë lënduar tre zyrtarë policorë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.
I dyshuari ka braktisur automjetin dhe është larguar në drejtim të panjohur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa automjeti me mall të kontrabanduar është konfiskuar, dhe do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës.
Rasti po hetohet.
“Kaçanik /02.09.2025-19:30. Policia e Kosovës, njësiti i Task Forcës DRK-Lindje, gjatë patrullimit kanë vërejtur një kombi pa targa që dyshohet për kontrabandë dha gjatë ndjekjes i dyshuari mashkull kosovar drejtues i mjetit duke mos u ndalur ka goditur veturën zyrtare të PK-së ku si pasojë lëndime trupore kanë pranuar tre zyrtarë policorë që gjendeshin në automjet të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari ka braktisur automjetin dhe është larguar në drejtim të panjohur në territorin e R. Maqedoni Veri ndërsa automjeti me mall të kontrabanduar është konfiskuar dhe mbetet t’i dorëzohet Doganës së R. Kosovës. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/