Një person ka vdekur në 43 aksidentet që ndodhën të dielën

Gjatë së dielës në tërë Kosovën kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, ku një ka qenë me fatalitet.

Lajme

27/01/2020 11:29

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së dielës në vendin tonë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një ka qenë me fatalitet, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, 17 aksidente kanë qenë me lëndime trupore, ndërkaq 25 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu gjatë së dielës Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Trafikut Rrugor, ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 334 tiketa për shkelje të ndryshme në trafik. /Lajmi.net/