Një person i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet, ndërsa për pasojë lëndime ka marrë një person. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 16:00 kemi…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet, ndërsa për pasojë lëndime ka marrë një person.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/