Një person i lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Fushë-Kosovë

Një aksident mes trenit dhe një veture civile ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Kosovë. Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, konfirmoi se nga ky aksident, një person ka mbetur i lënduar. “Rreth orës 16:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë…

Lajme

06/08/2026 18:46

Një aksident mes trenit dhe një veture civile ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Kosovë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, konfirmoi se nga ky aksident, një person ka mbetur i lënduar.

“Rreth orës 16:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar”, theksoi Ahmeti.

Ajo potencoi me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.